Transmetuar më 06-08-2014, 09:34

Një tjetër risi e teknologjisë së fundit vjen për përdoruesit e telefonisë së lëvizshme dhe veçanërisht për abonentët e AMC. Kompania AMC perfeksionon komunikimin, duke mundësuar shërbimin “HD Voice”. Por çdo të thotë risia e “zërit në definicion të lartë”? Teknologjia “HD Voice” zgjeron frekuencën e zërit gjatë telefonatave dhe i përafrohet në maksimum zërit natyral të njeriut, çka bën që ta dëgjoni bashkëbiseduesin më pastër, duke ju dhënë ndjesinë sikur jeni në të njejtin ambient të qetë.

AMC, me këtë teknologji të avancuar u jep abonentëve dhe elementë të tjerë për përmirësimin e komunikimit, pasi me “HD Voice” telefonatat do të kenë qartësi dhe cilësi shumë të mirë të zërit edhe kur bashkëbiseduesi flet me zë të ulët. Cilësia e lartë ofrohet edhe në rastet kur në ambient ka zhurma, duke mundësuar eleminimin e tyre.

Të gjithë përdoruesit e celularëve, pavarësisht rrjetit që përdorin aktualisht mund të testojnë dhe provojnë falas në dyqanet AMC cilësinë HD të zërit. Ata mund të marrin pjesë pa asnjë detyrim dhe në lotarinë për të fituar një iPhone 5C, një nga smartphone-t më të avancuar dhe elegantë. Lotaria do të nisë këtë të Enjte në orën 9:00 dhe do të zgjasë 72 orë, deri të Shtunën. Shorti elektronik për fituesit do të hidhet të hënën e ardhshme. Tanimë abonentët AMC, do të kryejnë telefonata me pastërtinë e zërit në nivelin më të lartë të mundshëm.

HD Voice përputhet më së miri me rrjetin më të mirë 3G në Shqipëri dhe aktivizohet automatikisht në telefonat e abonentëve që e sportojnë “HD Voice”.www.amc.al./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit