Transmetuar më 05-08-2014, 21:12

Shtrëngimi i dorës është shumë pak higjienik, pasi favorizon kalimin e baktereve. Është ky rezultati i një studimi britanik të Universitetit të Aberystwyth, sipas të cilit është shumë më i sigurtë takimi, “fistbump”, i përdorur shpesh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke përplasur grushtet, pasi në këtë mënyrë mundësia e shkëmbimit të baktereve reduktohet 20 herë më shumë.

Përdorimi i këtij gjesti këshillohet kryesisht në periudhën kur është i përhapur gripi, i cili transmetohet lehtësisht nëpërmjet duarve.

Nëse nuk hiqni dot dorë nga shtrëngimi i duarve, shkencëtarët britanikë këshillojnë që të reduktohet sa më shumë të jetë e mundur, koha e shtrëngimit, duke reduktuar kësisoj mundësinë e kalimit të baktereve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit