Transmetuar më 05-08-2014, 19:58

Një fëmijë i moshës nëntë vjeçare gjeti vdekjen pasi u qëllua me thikë nga një djalë i moshës 12 vjeçare në parkun e lojrave të Kentwood, në Michigan.

Mediat amerikane shkruajnë se viktima, Michael Conner Verkerke, po luante me fëmijë të tjerë kur njëri prej tyre me moshë 12 vjeçare, nxorri një thikë dhe qëlloi disa herë vogëlushin.

Pavarësisht plagëve të marra, fëmija vrapoi për të kërkuar ndihmë, por pak çaste më vonë ra përtokë dhe ndërroi jetë.

Autori i krimit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dorëzua në polici dhe më tej iu nënshtrua një vizite psikiatrike.

“Pasi vrau fëmijën, u paraqit pranë një banese aty pranë dhe kërkoi të përdorte telefonin. Nga aty telefonoi policinë. Ishte shumi i qetë. I vetmi moment kur ngriti zërin, ishte kur pa policinë”, thotë njëri nga dëshmitarët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit