
Kafeja mund të ndihmojë për të luftuar dhe parandaluar kancerin e lëkurës. Është ky zbulimi i një studimi amerikan të Rutgers Ernest Mario School of Pharmacy në New Jersey.
Efekti i kafesë mund të shtohet më tej, nëse alternohet me aktivitetin fizik, pasi në këtë mënyrë mbrojtja bëhet më e madhe.
Doktor Yao-Ping Lu, drejtues i studimit ka zbuluar se si personat e rrezikuar nga kanceri në lëkurë, shënuan një përmirësim në masën 92% gjatë përdorimit të kafeinës dhe alternimi i aktivitetit fizik.
U zbulua gjithashtu se masa tumorale u zvogëlua në masën 30% tek ata persona që pinin rregullisht kafe dhe bënin aktivitet fizik.
Në këtë mëntyyrë studiuesit shprehen se ky studim shërben si shtysë për avancimin e studimeve për gjetjen e një zgjidhje që mund të parandalojë shfaqjen e kancerit në lëkurë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





