Transmetuar më 05-08-2014, 15:22

Internet falas për pushuesit, me afro 250 pika Wi-Fi në të gjithë vendin.

Verë, det, internet Wi-Fi pa limit dhe dy super dhurata si ëmbëlsirë në fund të sezonit: një super Porsche dhe një super Apartament. Janë këto disa nga surprizat që ALBtelecom ka rezervuar për përdoruesit e tij këtë verë.

Argëtimit veror ALBtelecom i ka shtuar edhe internetin pa limit për të gjithë pushuesit, nëpërmjet 250 pikave Wi-Fi, të përqendruara kryesisht në zonat turistike të vendit. Këto pika Wi-Fi do të dyfishohen në fazën e dytë të projektit, i cili ka për qëllim ofrimin e shërbimit të internetit në zonat publike, në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

“ALBtelecom të do!”, fushata mjaft e veçantë dhe simpatike që ALBtelecom ka nisur në mes të muajit korrik, në kuadër të dy super ofertave të tij që do të finalizohen me dhurimin e një super Porsche dhe një Apartamenti luksoz në kompleksin “Tirana Ring Center”, në qendër të Tiranës ka patur shtrirje të gjerë anembanë vendit.

Grupi i vajzave të veshura me fustane ngjyrë amaranth, me logot ALBtelecom dhe Eagle, të identifikuara nga tullumbacet e “puthjeve” e të shoqëruara nga kënga HIT e kësaj fushate “1,2,3 Puthe!” e këngëtares imazh të kompanisë Elvana Gjata, kanë “pushtuar” disa qytete të Shqipërisë, duke shpërndarë informacion në lidhje me ofertat më të fundit të kompanisë për këtë sezon veror, si dhe puthje simbolike për të “vulosur” dashurinë dhe kujdesin që ALBtelecom ka për të gjithë abonentët e tij.

Përveç “paradës së puthjeve” që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve dhe ka zgjuar edhe më shumë interesin e tyre për t’u bërë pjesë e dy shorteve të mëdhenj për dy super dhuratat verore të ALBtelecom, Porsche-in dhe Apartamentin, që do të hidhen përkatësisht në datat 31 gusht dhe 15 shtator, ALBtelecom ka vënë në dispozicion të abonentëve edhe dy aplikacione online me hashtag-un më popullor të kohëve të fundit #Selfie. Nëpërmjet aplikacioneve #PorscheSelfie dhe #ApartamentSelfie, të gjithë abonentët Eagle kanë mundësi të bëjnë një Selfie kreative dhe ta ngarkojnë në faqen e dedikuar të konkursit të ALBtelecom në Facebook, për të fituar çdo javë një telefon Smart ZTE BLADE III./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit