Transmetuar më 05-08-2014, 14:54

Elbasan, 5 gusht 2014, NOA.al- Një lokal në lagjen “Rinia” në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Përmasat e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që në vendin e ngjarjes të mbërrijnë dy zjarrfikëse.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për këtë zjarr të jetë bërë një shkëndijë e shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Zjarri përfshiu lokalin "Flo Bar" i cili ndodhet në afërsi të Universitetit. Mësohet se si pasojë e flakëve të zjarrit nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikëset vijojnë punën për shuarjen e flakëve./a.y/noa.al/

Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen

Në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan, në lokalin Bar-kafe “FLO” në pronësi të shtetasit A.B, 36 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi” Elbasan, i cili ishte në rikostruksion, ka rënë zjarr, ku është djegur tavani i ndërtuar me gips. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të rrjetit elektrik.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit