Transmetuar më 05-08-2014, 13:03

Lushnjë, 5 gusht 2014, NOA.al – Një palestër në qendër të qytetit të Divjakës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Si pasojë, janë përfshirë nga paniku qytetarët që banojnë në godinat përreth.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen pranë palestrës.
Dy makina zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





