
Edhe pse është mbyllur për këtë vit kampionati kombëtar i ndeshjes së sumos në Japoni, sportistët nuk kanë vendosur ende të pushojnë.
Në fotot e mësipërme tregohet skuadra Scuderia Hakkuku, pjesëtarët e së cilës janë duke udhëtuar drejt vendit të tyre. Por si mund të udhëtojnë 29 luftëtarë të shëndoshë, me përmasa shumë të mëdha në një avion të vetëm?
Siç mund ta shikoni edhe nga fotot, udhëtojnë pranë njëri-tjetrit duke ndenjur ngushtë dhe pa shumë hapësira mes tyre. E njëjta gjë ndodh edhe nëse ata ndërrojnë mjetin e udhëtimit. Qoftë ai autobus, tren apo avion, kur një skuadër i ka të gjithë pjesëtarët me përmasa gjigante, hapësira në vendin e udhëtimit është gjithmonë e vogël. Ju ftojmë të klikoni në fotot më poshtë për të parë disa momente nga aktiviteti i tyre. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





