
Shkodër, 4 gusht 2014, NOA.al – Një 23 vjeçar është shpallur në kërkim pasi u denoncua nga një e mitur për përdhunim.
K.G, nga Puka është shpallur sot në kërkim pas denoncimit të një 15 vjeçareje. Kjo e fundit i tha policisë se i riu e ngacmonte prej disa javësh. Ai i kishte kërkua asaj që ta takonte sepse do e propozonte për fejesë. “Ai më tha të shkonim në një vend të qetë sepse do të më thoshte diçka të rëndësishme. Më tha se donte të fejohej me mua dhe unë pranova të shkoja. Më pas ai abuzoi me mua seksualisht”, mësohet të ketë thënë në polici 15 vjeçarja.
Ajo fillimisht u ka treguar prindërve gjithë çfarë kishte ndodhur dhe bashkë kanë bërë kallëzimin në polici. Blutë e këtij qyteti kanë bërë të mundur identifikim e 23 vjeçarit dhe po punohet për kapjen e tij./k.k/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





