
Tiranë, 4 gusht 2014, NOA.al- Në kuadër të prezantimit të verifikimit të kritereve në institucionet e arsimit të lartë, kreu i qeverisë Edi Rama bëri me dije se në dhjetor të këtij viti do të nisë akreditimi i universiteteve.
“Ne do të bëjmë akreditimin e universiteteve nëpërmjet një agjencie kombëtare që do të vijë nga Britania e Madhe duke nisur nga dhjetori i këtij viti. Kjo punë është vetëm kontrolli ligjor i domosdoshëm, të cilin Ministria e Arsimit duhet ta kishte kryer rregullisht, por që nuk është bërë asnjëherë në 20 e kusur vite. Pasi të kalojë kjo fazë, në të cilën do të vendosen universitetet brenda kritereve ligjore, do të përballen në fund të vitit me testin e cilësisë, i cili është akreditimi. Ne nuk do të kemi një ndarje artificiale të dëmshme mes universiteteve të shtetit dhe të privatit. Kontrollit të ligjshmërisë dhe të cilësisë do t’i nënshtrohen të gjithë njësoj. Do të bazohemi tek merita dhe jo t’i trajtojmë disa të nënës dhe disa të njerkës. Konkurrencë dhe meritë për të gjithë në mënyrë të barabartë. E gjithë kjo është puna e kryer mbi legjislacionin në fuqi”, tha kryeministri.
Më herët ai tha se kjo qeveri ka qenë e vetëdijshme për situatën dramatike në të cilën ndodhej arsimi i lartë në Shqipëri.
“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për këtë situata dramatike në sistemin e arsimit të lartë.
Përtej vetëdijes në distancë, kontrollatorët kanë nxjerrë përfundime që janë absolutisht rrëqethëse. Është një sistem i kalbur deri në fund që ka gjeneruar një kalbëzim vit pas viti”, u shpreh Rama.
Ai bëri me dije se kemi numrin më të madh të universiteteve në Europë me 1432 porgrame të ndryshme mësimore, me 15 programe studimore në universitetet publike, ku nota mesatare e regjistruar është nën 8.5, me 32 mijë diploma nga universitetet private dhe 900 diploma për të huaj, kur nuk japim asnjë leksion në gjuhë të huaj.
“Kemi pedagogë që kanë marrë diplomën në bachelor, vetëm një vit para nisjes së punës. Kemi futur pagesën në natyre për tu shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, por ka edhe ata studnetë që e kanë marrë diplomën duke dhënë dru zjarri, të prera pa leje nëpër pyje”, ironizoi kryeministri.
Sipas tij, e gjitha kjo ka ndodhur për një arsye sa banale edhe të pabesë, pasi qeveria e mëparshme donte blinte qetësinë me paranë e prindërve, të cilët, sipas Ramës, kanë paguar gjithçka kanë për të shkuar fëmijët në universitet duke u gënjyer me iluzionin se po bëhen ekonomistë, ixhinierë, juristë, ndërkohë që qeveria nuk kishte vende pune për ta.
“Ne nuk kemi ardhur në qeveri për të ndenjur rehat dhe as që të ushqehemi me paratë dhe iluzionet se po investojmë për një jetë më të mirë. Do t’i hapim rrugën rilindjes së universiteteve në Shqipëri. Kemi një avantazh që është dashuria e familjes shqiptare për arsimin, e cila investon mesatarisht për të. Nuk duhet të lejojmë që investimi i familjes shqiptare të shkojë dëm apo të udhëhiqen nga një skemë piramidale mashtruese. Mjafton degjenerimi i qendrës së Studimeve Albanologjike, për të parë ku është katandisur zhvillimi shkencor në Shqipëri, niveli i shkencës që mësohet dhe zhvillohet në institucionet e arsimit të lartë”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. /a.s/noa.al
Mbyllen mbi 30 universitete e shkolla? Lista e propozuar ne raportin plot masa drastike
TIRANË- Disa shkolla dhe Universitete private e shtetërore do të mbyllen kurse disa institucioneve të tjera arsimore do u pezullohet licenca. Lajmi u bë i ditur sot gjatë aktivitetit në sallën “Iliria” tek Kinoklubi në Qytetin Studenti ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend.
Në aktivitete morën pjesë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama. Në raport propozohet mbyllje e Akademisë së Arteve në Shkodër dhe disa filialeve të Universitetit të Tiranës në rrethe. Janë gjithësej 18 universitete private dhe 9 filiale shtetërore për të cilët kërkohet pezullimi.
Disa të tjerëve, kryesisht privatë, propozohet t’u hiqet liçensa apo t’u mbyllet aktiviteti deri në 1 vit. Këto masa janë pasojë e mosrespektimit të kritereve ligjore nga ana e këtyre shkollave e universiteteve, të përcaktuara në ligj dhe nuk kanë lidhje me proçesin e akreditimit, që do të nisë në muajin dhjetor.
Burime të MAS bënë me dije për BalkanWeb se studentët që studiojnë aktualisht në këto institucione që priten të mbyllen do të shpërndahen në bazë të kritereve në universitete publike e privat. Ministria e Arsimit sqaroi se diplomat e dhëna deri tani nga universitetet që do të mbyllen, do të vazhdojnë të njihen.
Do t’i propozohet Këshillit të Ministrave rreth aktivitetit të këtyre institucioneve arsimore:
Propozim për mbyllje
Akademia e Arteve Shkodër
Propozim për mbyllje të filialeve
Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
Filiali Sarandë
Filiali Peshkopi, UAMD
Filiali Pogradec, UK
Filiali Lushnje,Universiteti Bujqësor
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier
Universitete privat për heqje licence
Universiteti ‘Kristal’
Universiteti ‘Vitrinat’
Universiteti ‘Justiniani I’
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine"
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes "
Shkolla e Larte Ilyria"
Kolegji profesional ‘Argent’ Shkoder
Kolegjet Profesionale, private "Medicom’
Shkolla e Larte Private e Edukimit Universiteti ‘Elite’
"Universiteti Planetar i Tiranes"
Medikadent"
"Gjon Buzuku", Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane
Pezullim te aktivitetit
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners"
Kolegji Profesional privat "New Generation"
"Pavaresia", Vlore
"Hena e plote" Beder
"Logos"
"Justicia"
"Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
Instituti Kanadez i Teknologjise "Wisdom University"
Universiteti "Aldent"
Universiteti ‘Albanian University’, i njohur më pare më emrin, ‘UFO’
Rekomandime për plotësim kriteresh:
"Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë"
Akademia e studimeve të aplikuara "Reald" IPAL
"Shkolla e Lartë Nehmia" SHLP
"Tirana Business University" SHLUJ
"Marubi" SHLUJ Universiteti "Marin Barleti" SHLUJ
"Universiteti i Nju Jorkut, Tiranë" SHPAL
"Universiteti Metropolitan Tirana
" Universiteti "Epoka"
Universiteti "Polis"
Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" MAS
Detaje të tjera në lidhje me heqjen e licencave për disa universitete dhe shkolla në vend ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca. Ai tha sot se shteti do të marrë të gjitha përgjegjësitë për studentët e këtyre universiteteve, të cilët kanë paguar shkollimin. Sipas tij, ekziston mundësia e transferimit të tyre në universitete të tjera publike apo private, por me këtë pritet të merret një komision i posaçëm i ngritur me këtë rast.
“Pritet të ngrihet një komision ad hok që do hetojë tipologjitë dhe problematikat e këtyre studentëve. Do ketë rimbursim dhe transferim të studenteve në universitetet që do mbyllen. Do jemi më pranë studentëve. Komision i posaçëm do merret me gjithë problematikën dhe mënyrën si do zgjidhet, mundësia e transferimit të universitete publike dhe private që ende vijojnë punën”, sqaroi ai.
“Ministria e Arsimit nuk ka kryer detyrën, shkelje të mëdha janë vërejtur që në 2007 dhe 2008 por edhe para një viti ka pasur shkelje ligjore. Bëhet fjalë për hapje programesh, regjistrime studentesh në mënyrë të paligjshme, fakti i regjistrimeve para hapjes së universiteteve dhe para marrjes së licencave”, tha Ndreca. Sipas tij, Ministria e Arsimit nuk e ka kryer detyrën e saj të kontrollit në këto vite.
“Kontroll periodik nuk ka pasur edhe aty ku është ushtruar është ushtruar keq”. Ndreca shtoi se në këtë nismë, MAS ka mbështetje të plotë nga kryeministri Rama. Rama Kryeministri Rama nga ana e tij duke i cilësuar këto institucionet si ‘skema piramidale’ shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla. Sipas Ramës, akreditimi është diçka krejt tjetër nga kontrolli ligjor, i domosdoshëm, të cilin Ministria e Arsimit duhet ta kishte kryer rregullisht dhe që nuk është bërë prej 20 vitesh, megjithëse ligjet kanë ekzistuar. “Më vjen keq për familjet që i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale dhe mashtruese.
“Po të kishin bërë kontrollet e gjendjes faktike do të kishin kursyer miliona lekë, dollarë e euro investime të prindërve dhe qindra e miliona orë të shpenzuara kot nëpër institucione që nuk duhet t’i kishin dyert e hapur dhe që nuk mund t’i kenë të hapura”. Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që diploma në Shqipëri të ketë të njëjtën peshë dhe vlerë, pavarësisht se në cilin universitet ajo merret, publik apo privat.
“Ky është arsimi i një vendi normal. Ne duam arsimin e ekselencës dhe jo të defiçencës dhe ky është një tjetër hap dhe një moment i rëndësishëm për t’u ndarë nga arsimi i defiçencës”, u shpreh kryeministri. Rama nuk kurseu akuzat për qeverisjen e mëparshme.
“Qeveria e mëparshme blente qetësi me paratë e prindërve duke i nisur të gjithë që të paguajnë gjithcka kanë për të shkuar në universitet dhe duke i ushqyer fëmijët me iluzionin se po bëhen inxhinierë, doktorë, juristë e me radhë dhe nuk gjendej përballë kërkesën për punësim”, tha Rama, gjatë prezantimit të raportit të ligjshmërisë së universiteteve. Sipas Ramës, në këtë raport situata është përtej imagjinatës së humoristëve të talentuar të vendit.
“Gjëra që më kanë befasuar e kanë dikuar mbi kontrollin e bërë institucionet e AL për të arritur në rezultate dhe përfundime të padiskutueshme për qëndrueshmërinë e operacionit që do ndërmarrim. Rastet për të qarë e qeshur janë të panumërta në të gjitha, mjafton degjenerimi i Qendrës Albanologjike për të parë se ku është katandisur bota e të menduarit dhe niveli i arsimit të lartë, i shkencës që mësohet dhe zhvillohet në këto institucione. Si mund të ketë doktorë shkencash që kanë doktoruar me ‘humori i këngës popullore’, apo teme doktorature “Diana Culi dhe Helena Kadareja”, tha Rama.
Ai bëri me dije se kemi numrinmë të madh të universiteteve në Europë me 1432 porgrame të ndryshme mësimore, me 15 programe studimore në universitetet publike, ku nota mesatare e regjistruar është nën 8.5, me 32 mijë diploma nga universitetet private dhe 900 diploma për të huaj, kur nuk japim asnjë leksion në gjuhë të huaj.
“Kemi pedagogë që kanë marrë diplomën në bachelor, vetëm një vit para nisjes së punës. Kemi futur pagesën në natyre për tu shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, por ka edhe ata studnetë që e kanë marrë diplomën duke dhënë dru zjarri, të prera pa leje nëpër pyje”, ironizoi kryeministri.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





