Transmetuar më 04-08-2014, 09:51

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 ballë i shkallës Rihter, ka goditur ditën e djeshme rajonet malore në jugperëndim të Kinës, ku si pasojë, të paktën 367 persona kanë humbur jetën.
Sipas medieve vendase thuhet që tërmeti ka rënë në orën 16:30, me orën lokale, në verilindje të provincës Junan, dhe përveç viktimave, ka shkaktuar edhe 1300 të plagosur.
Si pasojë e tërmetit u shkatërruan shuam shtëpi dhe në veçanti ato që ishin ndërtuar prej një kohe shumë të gjatë, që u shembën pothuajse të gjitha. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





