Transmetuar më 04-08-2014, 09:34

Pogradec, 4 gusht 2014, NOA.al –  Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një kamion.

Për shkak të konfidencialitetit të informacionit, policia tha për NOA.al se viktima është identifikuar me inicialet K.Y., me origjinë nga Devolli. Ai ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga automjeti tip kamion me targa VL 2460 C, me drejtues Pelivan Gjona.

Burime nga policia konfirmuan për agjencinë NOA.al se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë, rreth orës 08:00 në vendin e njohur si Unaza e qytetit të Pogradecit, tek ish farmacitë.

Si pasojë e përplasjes, 50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Blutë e Pogradecit kanë arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili mendohet të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin e aksidentit./k.k//a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit