Transmetuar më 03-08-2014, 22:02

Shkodër, 3 gusht 2014, NOA.al- Familjarët e një 44-vjeçareje e cila po lufton me vdekjen për shkak se konsumoi fostoksinë, kanë hedhur poshtë dyshimet se ajo tentoi të vriste veten.

L. Bushi, banuese në Laç, Vau i Dejës në Shkodër u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët e saj dhe u transportua me urgjencë në spital.

Mjekët konstatuan se ajo kishte konsumuar fostoksinë dhe njoftuan policinë. Kjo e fundit mori në pyetje familjarët e 44-vjeçares për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë se gruaja vuante nga depresioni dhe dyshuan se ka konsumuar helm për të vrarë veten.

Mirëpo familjarët e saj deklaruan para oficerëve të policisë se gruaja nuk ka tentuar t’i japë fund jetës por ngatërroi ilaçet që kurohej me fostoksinën, të cilën ata e mbanin në shtëpi për të helmuar parazitët.

Pavarësisht deklarimeve të familjarëve, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe pritet përmirësimi i 44-vjeçares me qëllim që të merret në pyetje. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit