Transmetuar më 03-08-2014, 15:02

Nga të gjithë dihet se askush nuk ka aftësinë të flasë vetëm disa orë pasi ka lindur. Për më tepër, ka edhe fëmijë të cilët janë cilësuar edhe si “dembelë” dhe që flasin më vonë se të tjerët,por ky nuk është rasti i këtyre dy binjakeve.

Mund të shikoni edhe në video se ato nisin të belbëzojnë vetëm një orë pasi kanë ardhur në jetë. Vendi i lindjes së tyre nuk është bërë publik. As emri dhe identitetet e prindërve, por sipas mjekëve, ky është një rast shumë i veçantë dhe duhet studiuar me kujdes.

Bebet “llafazane”, duket qartë që kanë një lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën dhe do të vazhdojnë ta kenë, pasi komunikimi i tyre ka nisur që në barkun e nënës dhe do të zhvillohet edhe më tej, në jetën reale. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit