Transmetuar më 03-08-2014, 14:45

Kur ajo hyri në ligë, në vitin 1997, Violet Palmer theu disa barriera. Ajo u bë femra e parë që ishte pjesë e NBA, pavarësisht kritikave të shumta nga fansat se një femër nuk do të ishte kurrë në gjendje të kuptonte ndjenjat dhe dëshirat psiko-fizike të një lojtari mashkull.

Çfarë nuk dinin njerëzit në atë kohë ishte se 17 vite më vonë Palmer do të thyente një barrierë tjetër duke u martuar me një femër, duke qenë se ishte lezbike.

Këtë të premte Violet Palmer është martuar me partneren e saj 20 vjeçare Tanya Stine, një parukiere dhe stiliste shumë e famshme në Los Angeles. Më poshtë keni disa foto nga ceremonia. /a.s/noa.al    

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit