Transmetuar më 03-08-2014, 09:20

Gjirokastër, 3 gusht 2014, NOA.al –  Një sasi pre 500 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në fshatin e Lazaratit. Policia bën me dije se droga ishte duke dalë nga fshati në momentin e sekuestrimit.

Burimet nga blutë e Gjirokastrës informojnë për NOA.al se rreth horës 01:00 të mëngjesit të sotëm është ndaluar një automjet tip fugon me targa false AA 090 AL, në të cilin u gjetën 10 fuçi plastike dhe 10 thasë plastmasi të mbushur me boce mariuane.

Drejtuesi i mjetit, i cili po lëvizte në një rrugë dytësore, sapo ka pikasur policinë ka lënë automjetin dhe lëndën narkotike, e është larguar duke u fshehur në zonat përreth. Policia e ka identifikuar dhe është në kërkim të tij.

Në brendësi të fuçive të drogës u gjetën edhe dy armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra me fishekë. Lënda narkotike dhe armët ka qenë të fshehura dhe poseduesit e drogës, duke pasur presionin e policisë, e cila po vijon kontrollet çdo ditë në Lazarat, kanë tentuar ta nxjerrin jashtë fshatit.

Po vijon puna për kapjen e drejtuesit të fugonit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit