Transmetuar më 02-08-2014, 14:30

Dibër, 2 gusht 2014, NOA.al –  Pas një konflikti të vjetër, dy persona kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një burrë, duke e plagosur rëndë atë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 të ditës së premte në komunën Maqellarë të Dibrës. Burime nga policia konfirmojnë për NOA.al se në pranga ka rënë 27 vjeçari Mandi Sallaj ndërsa në kërkim është shpallur 29 vjeçari Çlirim Sallaj, të dy banues në fshatin Kllobçisht.

Viktima është identifikuar si Sokol Muça, banues në fshatin Majtarë, i cili ka pësuar dëmtime të rënda. Ai është dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autorët akuzohen për “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe ”Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit