
Tiranë, 2 gusht 2014, NOA.al – Kanë nisur procedurat për anulimin e 22 licencave të peshkimit dhe 45 kontratave për tokat bujqësore.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Admistrimit të Ujërave, në të cilën është ngritur një grup task-force për verifikimin e procedurave që janë ndjekur për dhënien e këtyre licensave dhe kontratave në të gjithë territorin e vendit.
Ministria e drejtuar nga Ministri Edmond Panariti bën me dije se një tjetër detyrë e grupit Task-Force ka qenë edhe verifikimi i zbatueshmërisë së kushteve që përmbajnë licensat e peshkimit dhe kontratat e tokave bujqësore.
“Pas verifikimeve, janë konstatuar se ka pasur probleme si me procedurat e dhënies së licencave të peshkimit dhe lidhjes së kontratave për tokat bujqësore, ashtu edhe me zbatueshmërinë e tyre. Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka urdhëruar fillimin e procedurave për anullimin e 22 licensave të peshkimit detar dhe ujërat e brendshme dhe akuakulturës, si dhe anulimin e 45 kontratave për tokat bujqësore”, thuhet në komunikimin për media, të ministrisë.//a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





