Transmetuar më 02-08-2014, 09:32

Hidratimi– Një nga sekretet e ruajtjes së ngjyrës është që të evitoni tharjen e lëkurës

Dush– Për të mbajtur ngjyrën këshillohet të kryeni çdo ditë larjen e mirë të trupit, me ujë të vakët dhe me shkumë. Këshillohet të evitohet hidromasazhi.

I thoni “Jo” parfumeve në lëkurë – Parfumet, të cilët janë të pasur me alkool e thajnë lëkurën dhe ndikojnë në largimin e ngjyrës, ndaj mos i aplikoni ato në trup, por hidhini në largësi, në veshje.

Gjalpë Katite-je– Përdorni produkte të tilla natyrale, si krem për të hidratuar lëkurën, duke shmangur përdorimin e produkteve komerciale.

Aloe Vera- Përdorni nj krem të tillë hidratues pas plazhi, pasi të keni bërë dush. Ndihmon në ruajtjen më gjatë të ngjyrës.

Ushqimi– Ushqimet luajnë një rol shuam të rëndësishëm në mbajtjen e ngjyrës së plazhit. Konsumoni sa më shumë fruta të kësaj stine, përfshirë karotat, pjeprat, shalqinjtë, pjeshkat dhe kajsitë./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit