Transmetuar më 01-08-2014, 22:40

Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti rus Vladimir Putin biseduan në telefon për krizën në Ukrainë. Obama shprehu shqetësim për mbështetjen e Rusisë ndaj separatistëve në Ukrainën lindore.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama shprehu gjithashtu shqetësim në lidhje me mosrespektimin nga Rusisë të traktatit të vitit 1987 për raketat balistike me rreze të mesme veprimi, që Uashingtoni thotë se Moska e ka shkelur.

Kremlini, nga ana e tij, tha se zoti Putin i deklaroi presidentit amerikan se sanksionet e reja të vendosura këtë javë ndaj Rusisë për mbështetjen e saj ndaj separatistëve kanë patur efekt të kundërt dhe do të sjellin "dëme serioze në bashkëpunimin dypalësh dhe stabilitetin ndërkombëtar".

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit amerikan Barak Obama se sanksionet perëndimore kundër vendit të tij janë "kundërproduktive".

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe për krizën në Ukrainë, dhe akuzat e SHBA-ve, kundër Rusisë, pasi kjo e fundi ka shkelur marrëveshjen kryesore të armëve bërthamore.

Obama ka përsëritur "shqetësimet e thella" në lidhje me mbështetjen që Rusisa po ju bënë militantët seperatistë në Ukrainën lindore.

Të dy udhëheqësit janë dakorduar për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura, duke thënë se situata aktuale nuk është në interesin e asnjërit vend.

Ndërkohë, disa dhjetra hetues ndërkombëtarë filluan punën në vendin e rrëzimit të avionit malajzian të udhëtarëve në Ukrainën lindore.

Hetuesit e Holandës dhe Australisë, së bashku me zyrtarë shoqërues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, filluan sot kontrollin e imtësishëm të vendit ku u rrëzua avioni.

Ata do të përqëndrohen në gjetjen e disa dhjetëra trupave që ende figurojnë të zhdukur si dhe në grumbullimin e sendeve personale të 298 njerëzve, që humbën jetën nga rrëzimi i avionit Boeing 777 muajin e kaluar.

Po sot, 10 parashutistë ukrainas u vranë në një pritë nga separatistët pro-rusë pranë qytetit Shakhtarsk, jo shumë larg nga zona e rrëzimit.

Ndërkohë, nënpresidenti amerikan Xho Bajden, ka folur me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko duke i thenë se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë 8 milione dollare ndihmë për të forcuar sigurinë kufitare të Ukrainës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit