Transmetuar më 01-08-2014, 19:02

Kush mendon se Papa Françesku si një tifoz i thekur i San Lorenzos, ka dorë në kualifikimin e skuadrës argjentinase në finalen e Kupës Libertadores, gabohet.

Djemtë e klubit nga Buenos Aires kanë preferuar të mos e lënë në dorë të Zotit çështjen e kualifikimit, duke marrë një vendim që në dukje mund të shihet si i çuditshëm, citon Supersport.

Duke e ditur faktin se ndeshjen e kthimit do ta luanin në fushën e Bolivar, që ndodhet në La Paz në rreth 3600 mbi nivelin e detit, lojtarët e San Lorenzos i morën mirë masat duke përdorur Viagra, me qëllim që të mos kishin probleme me frymëmarrjen, pasi në këtë lartësi, sasia e oksigjenit është disa herë më e vogël.

Këtë vendim, ata e morën pas sugjerimit që u bëri mjeku i skuadrës, pasi Viagra shton nivelin e oksigjenit në gjak, dhe për më tepër nuk ka asnjë përbërës që mund të cilësohet i ndaluar.

Në fund të 90 minutëshit, rezultati u dha të drejtë argjentinasve. Ata u mundën 1-0, por fitorja 5-0 e takimit të parë nuk lë vend për zhgënjim, pasi ekipi nga Buenos Aires preu biletën e finales së madhe që do të luhet me dy akte nga 90 minuta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit