
Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 2 gusht 2014 që NOA.al sjell për ju. Gjatë pjesës së parë të kësaj dite do të vini re se personat që ju rrethojnë do të jenë miqësorë me ju. Mos e humbni këtë mundësi të mirë për të bërë miq të rinj. Do t’ju premtohen ndryshime pozitive në aspektin financiar, megjithatë, mos nxitoni të veproni pa qenë të sigurt. Mendoni me kujdes dhe kryeni të gjitha veprimet që ju duhen.
Dashi
Nuk duhet të nxitoni për të nisur projekte të reja që mund të keni bërë në plan. Nëse keni shumë punë për të bërë, përqendrohuni në anën e rutinës. Do të ndieni dëshirën për të qenë ndryshe gjatë gjithë ditës. Mos i mbyllni dyert ndaj eksperiencave të reja. Mos e kaloni të gjithë kohën në shtëpi apo në zyrë. Gjeni një justifikim dhe bëni një shëtitje, do t’ju bëjë mirë.
Demi
Mos e ndrydhni veten apo mos u tregoni konservativë, pasi në këtë mënyrë do të vijë një ditë që do të kuptoni se jeta juaj është pa asnjë moment të bukur për tu mbajtur mend. Bëni mirë që të shkëputeni nga rutina dhe të argëtoheni në disa ambiente familjaer, me miqtë dhe të afërmit tuaj.
Binjakët
Do të mund të jeni në gjendje të kontrolloni dëshirat tuaja dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Nëse do të keni një gjendje psikologjike të balancuar, do të ndiheni mirë me veten. Duhet të bëni kujdes me pjesën financiare, e cila mund të luhatet gjatë kësaj dite.
Gaforrja
Nuk është dita më e mirë për të ndërmarrë aksione të komplikuara. Këshillohet të shijoni verën dhe të argëtoheni jashtë shtëpisë. Duhet të largoheni pak më shpesh nga puna. Mos e ndaloni veten nga mundësia për të ëndërruar. Do të kaloni orët e mbrëmies në një darkë jashtë shtëpisë apo në praninë e disa personave zbavitës.
Luani
Këshillohet të kaloni disa kohë duke u marrë me punë çfarëdo. Ndoshta është koha më e mirë që ju të takoni disa miq tuajt apo të gjeni çfarëdo justifikimi për të qenë bashkë me ta. Mund të interesoheni për të marrë njohuri të reja në sfera të ndryshme të jetës, për të cilat mund edhe të mos keni interes në të ardhmen.
Virgjëresha
Nuk duhet të përqendroheni shuam në çështjet e biznesit sot. Mos punoni shumë rëndë vetëm e vetëm për të kënaqur eprorët tuaj, pasi nga orët e gjata do të keni pasoja negative në shëndet. Mos planifikoni anoj veprim të rëndësishëm apo takime deri në fund të ditës.
Peshorja
Atmosfera e sotme do të jetë tepër pozitive për ju. Nuk duhet t’i shmangeni aktiviteteve që nxisin imagjinatën dhe kërkojnë kreativitet. Nëse ju vijnë lajme në lidhje me persona në vende apo shtete të ndryshme, mos i merrni shumë seriozisht. Në rast se doni t’i besoni ato çfarë do t’ju thonë të tjerët, më parë verifikojini.
Akrepi
Gjatë kësaj dite duhet të kërkoni shuam nga vetja dhe jo nga të tjerët. Perfeksionimi nuk duhet të karakterizojë çdo veprim dhe çdo lëvizje tuajën. Nëse diçka nuk shkon në punën tuaj të përditshme, bëni një pushim të shkurtër dhe qetësohuni për pak kohë.
Shigjetari
Një këshillë që do t’ju ofrojë një mik apo i afërt do të jetë kura e kësaj dite dhe ju duhet ta merrni patjetër në konsideratë. Do të jeni kurioz për të ditur se si do t’ju trajtojnë të tjerët, në rast se qëndrimet tuaja do të ndryshojnë.
Bricjapi
Duhet të shtyni patjetër një udhëtim të rëndësishëm apo një bisedë serioze, në rast se nuk doni të rrezikoni keqkuptimin me të tjerët. Çdo përpjekje e juaja për të kryer disa veprime fitimprurëse do të jenë të kota, ndaj nuk do të keni një humor të qëndrueshëm. Përqendrohuni në rutinën e punës dhe harroni çdo gjë, në mënyrë që të jeni të zënë me punë.
Ujori
Është një ditë e mirë për bashkëveprime në aktivitete siç mund të jetë arti i lirë. Yjet këshillojnë që ujori, duke pasur kornizën e nevojshme intelektuale, të largohen nga izolimi. Kaloni më shuam kohë nën diell, duke marrë rreze apo në ndonjë park.
Peshqit
Humori juaj do të ndryshojë gjatë gjithë ditës. Nuk është momenti më i mirë për të marrë vendime të rëndësishme dhe aktivitete që kërkojnë përqendrim. Mund të kryeni punë që nuk kërkojnë aktivitet fizik. Do të përfitoni duke bërë gjërat që do t’ju falin qetësi./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





