Transmetuar më 01-08-2014, 15:02

Në përvjetorin e parë të martesës së saj, Avril Lavigne ka marrë një dhuratë të mrekullueshme. Kjo dhuratë gjigante është një unazë diamanti 17 karat.

Avril ka postuar në llogarinë e saj në Tëitter, një fotografi të sajën dhe të bashkëshortit të saj duke buzëqeshur, ku dallohet qartë unaza gjigante në gishtin e saj.

Mbishkrimi që shoqëronte foton ishte: "Akoma s’mund ta besoj dhuratën që kam marrë për përvjetorin tim të parë të martesës. Një unazë diamanti 17 karat. E dua bashkëshortin tim."

"Unaza e Avril mund të ketë kushtuar nga qindra mijëra dollarë deri në miliona dollarë, varet nga ngjyra dhe pastërtia", ka thënë një eksperte./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit