
Shkodër, 1 gusht 2014, NOA.al – Një 51 vjeçar ka qenë duke udhëtuar me makinë e tij, në momentin që ka përplasur një fëmijë të moshës 4 vjeçare.
Burime nga policia thanë për NOA.al se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së enjte në qytetin e Shkodrës. Mësohet se fëmija u ka ikur prindërve nga duart dhe ka dalë në rrugën kryesore, pas një dreke në një nga restorantet e qytetit.
Aty ai është aksidentuar nga 51 vjeçari Sajmir C., banues në Komunën Gruemirë, Malësi e Madhe, që po udhëtonte me mjetin tip “Benz”.
4 vj4eçari është dërguar me shpejtësi për në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





