Transmetuar më 01-08-2014, 09:33

Lezhë, 1 gusht 2014, NOA.al – Prej disa kohës, nusja e djalit të saj ushtronte mbi të dhunë psikologjike, gjë që e ka shtyrë  një të moshuar me banim në Rilë-Lezhë, të kërkojë ndihmë në polici.

E moshuara 72 vjeçare, e cila është identifikuar me inicialet L.B. është drejtuar ditën e enjte në komisariatin e policisë së Lezhës, ku ka dëshmuar se 27 vjeçarja Valbona B., nga fshati Barbullonjë e Re, e cila është nusja e djalit të saj, ushtron dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj.

Për 72 vjeçaren është plotësuar Kërkesë-Padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Dhunës në familje”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit