Transmetuar më 31-07-2014, 21:17

FIAT do të jetë sponsori i vetëm për fanellën e Juventusit deri në qershor të vitit 2021, citon Supersport.

Kontrata e sponsorizimit, e sigluar për tre vjet në 2012-ën, u zgjat me një rritje të përfitimeve vjetore për klubin bardhezi, që duke nisur nga sezioni 2015-2016 do të arkëtojë prej saj 17 milionë Euro në sezon.

Akordi parashikon edhe furnizimin me makinat e grupit FIAT për synime promocionale dhe shpërblime të parapërcaktuara në funksion të rezultateve sportive, që do të arrihen nga klubi si në Itali ashtu dhe në nivel ndërkombëtar.

Pikërisht në bazë të rezultateve që u arritën në sezonin 2013-2014, Fiat i aprovoi Juventusit një shpërblim në formë bonusi prej 6 milionë Eurosh.

Ndërkohë për sezonin 2014-2015 do të vijojnë të aplikohen termat e kushteve të përcaktuara në kontratën e mëparshme që parashikon një përfitim prej 13 milionë Eurosh nga Juventusi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit