Transmetuar më 31-07-2014, 17:00

Ky është Horoskopi për ditën e premte, 1 gusht 2014 që NOA.al sjell për ju. Mund të lëndoheni gjatë kësaj dite, në rast se do të injoroni  disa masa sigurie. Do të jetë e vështirë për ju të mendoni në mënyrë logjike dhe të qëndroni të fokusuar. Intuita mund t’ju gënjejë. Në pjesën e dytë të ditës situata do të ndryshojë. Do të keni vetëbesim dhe do të jeni në harmoni me ata që ju rrethojnë.

Dashi

Do të jetë një ditë shumë e favorshme sa i takon çështjeve tuaja të punës dhe atyre familjare. Mund të bashkëveproni me persona të cilët do t’ju ndihmojnë në punët tuaja. Do të diskutoni në lidhje me disa çështje që nuk do t’ju pëlqejnë. Bëni mirë të shmangni bisedimet në lidhje me ndjenjat.

Demi

Duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë kohës që nisni të blini produkte të ndryshme. Rreziku i humbjes së shumave të mëdha është i lartë. Mund të përfundoni duke blerë të njëjtat gjëra dy herë. Do të keni dëshira që nuk do të mund t’i përmbani dot.

Binjakët

Do të jeni të pajisur me cilësi si dashamirësia, mundësia për të qenë miqësorë si edhe aftësia për të menduar me logjikë dhe shpejtësi. Dobësitë tuaja mund të jenë dualiteti, konfuzioni dhe përzierja e ndjenjave, të cilat do t’jua ngatërrojnë mendimet. Do të përpiqeni të ndërhyni në disa çështje që nuk ju takojnë, por nuk do t’ia dilni.

Gaforrja

Nuk do të mund të jeni të drejtë dhe të paanshëm në lidhje me disa çështje shumë të rëndësishme. Në vend që të flisni vend e pa vend, tregohuni fleksibël dhe mos prisni për të vepruar në momentet që do të jenë më të përshtatshmet për ju. Do t’ju duhet pak kohë që të realizoni dëshirat tuaja. Mundohuni të mos tregoni sekretet tuaj tek kushdo.

Luani

Kjo ditë duket shumë premtuese për të gjithë ju të shenjës së Luanit. Rrethanat premtojnë socializim dhe marrëdhënie në komunitet. Mund të tregoni interes të lartë sa u takon thashethemeve, veçanërisht nëse ato bëhen për një femër që ju njeh shumë mirë. Sa i takon marrëveshjeve të biznesit, pranoni të gjitha ato që ju duken të arsyeshme dhe i thoni jo të gjitha atyre që ju duken të dyshimta.

Virgjëresha

Nuk është momenti për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të nënshkruar kontrata. Aleancat e ditës së sotme nuk do të funksionojnë. Do të keni të ulët nivelin e vetëbesimit dhe nuk do të ndiheni konfidentë me planet dhe ndjenjat tuaja.

Peshorja

Edhe idetë më të vogla për ndryshim do t’ju frikësojnë. Nëse nuk jeni të sigurt, mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm dhe thojini hapur ato që mendoni. Do të doni të ecni me hapa të vogla drejt qëllimeve tuaja dhe do të doni të shmangni çdo situatë të rrezikshme që mund të shfaqet.

Akrepi

Do të ndiqeni nga fati deri vonë në mbrëmje. Do të besoni tek partnerët tuaj dhe do të ndiheni rehat me ta. Por nga ana tjetër do të rrethoheni nga intrigat. Yjet ju sugjerojnë të mos jeni shumë të habitur nga veprime të tilla. Mos i kushtoni vëmendje fjalëve të të tjerëve, në rast se doni të mbani të paprekur humorin tuaj.

Shigjetari

Në fokusin e ditës suaj do të jetë kooperimi dhe dialogu. Diplomacia do t’ju shërbejë jashtë mase për të kuptuar të tjerët dhe për tu kuptuar nga ata. Dikush mund t’ju pengojë në realizimin e disa objektivave, por do të jeni të vendosur deri në fund.

Bricjapi

Do të jetë një ditë e vështirë dhe nuk do të mund të mbani nën kontroll rrethanat. Do t’ju duhet të pranoni rregullat e lojës që do t’ju serviret dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë. Tashmë është momenti për vendime të rëndësishme dhe strategjike. Mundohuni të jeni më shumë fleksibël.

Ujori

Është dite e mirë për tu socializuar, për të luajtur dhe për tu argëtuar me miq të rinj e të vjetër. Duhet të ruani seriozitetin dhe të mos e teproni me shakatë, pasi dikush mund të ofendohet. Pavarësisht asaj që do t’ju thonë të tjerët se duhet të bëni, do të përqendroheni tek aktivitetet krijuese.

Peshqit

Nuk është koha më e mirë të për të vendosur se cilat janë gjërat e duhura dhe cilat janë të gabuarat. Nuk duhet të bëni plane. Veprimet me të tjerët mund të zhvillohen në situata jo të qeta dhe me shumë të fshehta. Do të mundohen t’ju manipulojnë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit