Transmetuar më 31-07-2014, 16:57

Tiranë, NOA.al – Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të karakterizojnë motin deri pas mesdite kur priten shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dobët në zonat veriore dhe qendore.

Pjesa e dytë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira dhe shira do të jenë zonat malore. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore ku do të ketë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur pothuajse të njëjtat vlera në mëngjes ndërsa mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që dallgëzimi të jetë 3 ballë.

Europa

Europa Veriperëndimore dhe ajo Veriore do të dominohen nga kushte të motit të paqëndrushëm, situatë kjo e cila do të ndikohet si pasojë e vendosjes së dy qendrave të presionit të ulët atmosferik mbi Ishujt Britanike, duke kushtëzuar në këto rajone vranësira dhe shira në formë rrebeshi. Problematike situata do të paraqitet edhe në gadishullin Skandinav pasi shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës.

Ngjarje ekstreme do të shënohen në Norvegji, ku rrebeshët e shiut do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Po ashtu, me vranësira dhe shira do të mbetet situata e motit për vendet mesdhetare, por shirat në këto rajone do të jenë të përkohshëm.

Krejt ndryshe paraqitet situata e motit në Europën Jugore, Jugperëndimore si edhe atë Qendrore, ku do të dominojë moti i kthjellët. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit