
Durrës, 31 korrik 2014, NOA.al – Një 55 vjeçar i dënuar me 30 vjet burg dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana më 19 prill të vitit 2012, është kapur gjatë ditës së sotme nga policia e Durrësit.
Burime nga blutë e qytetit bregdetar thanë për NOA.al se rreth orës 01:10 të ditës së enjte ka rënë në pranga Asjan Buqeza, banues në Shënvlash Durrës.
Autoritetet gjyqësore të Milanos në Itali kanë lëshuar më datë 6 maj të vitit 2005 ndaj tij urdhër arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafik droge”; vepër për të cilën është dënuar me 30 vjet burgim. Materialet iu kaluan Prokurorisë rrethit Durrës me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të shtetit italian. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





