Transmetuar më 31-07-2014, 15:05

Tiranë, 31 korrik 2014, NOA.al- Grupi parlamentar i PDIU-së dhe deputeti Andrea Marto kanë depozituar në Kuvend dy amendamente lidhur me reformën administrativo-territoriale.

Grupi parlamentar i PDIU-së kërkon që Vagalati, Sopiki dhe Pandelejmoni të Bashkisë së Konispolit, sipas propozimit të komisionit të posaçëm, të kalojnë në Bashkinë Livadhja.

Deputeti Andrea Marto ka dorëzuar një amendament që propozon tek njësia e qeverisjes vendore Bashkia Delvinë, të hiqen fshatrat Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë dhe të shtohen në njësinë e qeverisjes vendore Bashkia Livadhja.

“Njësia administrative Mesopotam, e cila është pjesë përbërëse e Bashkisë Livadhja, të përbëhet nga fshatrat, Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, Bistricë, Velahovë, Livinë, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Kranë, Ardhasovë, Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë”, thuhet në amendamentin e Martos. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit