Transmetuar më 31-07-2014, 14:49

Njësia “Delta Forcë” dhe Policia kufitare kanë shpëtuar 7 turistë që rrezikonin jetën në det, në 3 operacione.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, pas njoftimit të marrë se një mjet sportiv tip skaf, po rrezikohej të mbytej për shkak të detit të trazuar në afërsi të vendit të quajtur “Shën Vasil” në bashkëpunim me strukturat e Njësisë Delta Forcë bënë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e mjetit lundrues “RIO” si dhe drejtuesin e tij shtetasin Roven Abazaj, i cili nuk ka pasur probleme për shëndetin.

Gjithashtu pas njoftimit të marrë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Stacionin që ndodhet në fshatin Dhërmi nga disa persona, se të afërm të tyre ishin larguar me një mjet lundrues pa motor (pedalon) rrezikoheshin të mbyteshin, janë angazhuarë në një operacion kërkim-shpëtimi dhe mbas kërkimeve të kryera është bërë i mundur gjetja dhe shpëtimi i shtetasve, Behar Fazlliu, 20 vjeç, Rilind Idrizi, 20 vjeç, Besar Berisha, 20 vjeç, Shkumbin Abazi, 20 vjeç, studentë nga Kosova. Ata janë shoqeruar në tokë tek të afermit e tyre pa probleme shëndetesore.

Ndërsa në fshatin Jalë, një mjet i Strukturave të Policisë Kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e dy pushuesve me shtetësi dhe kombësi belge, të cilët kishin dalë me një mjet lundrues pedalon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit