
Duke qenë përpara shumëllojshmërisë së produkteve për flokët që gjenden në raftet e dyqaneve, e kemi shuam të vështirë të zgjedhim se cili është ai i duhur që bën për ne. Dy ekspertët dhe dtilistët më në zë në Londër, Karine Jackson dhe Gina Conway shpjegojnë më poshtë detaje mbi flokët.
“Evitoni çdo lloj produkti që përmban kripë ose që përdoret si agjent volumizues në shampo. Është e vërtetë që volumi i flokëve tek një femër është shumë i rëndësishëm, por kujtoni se çfarë mund t’ju shkaktojë uji i detit flokëve dhe mendoni më tej për kripën në produktet e bukurisë së tyre”, thotë Jackson.
Mes produkteve të saj të preferuara nuk mungon vaji i arganit, i cili i bën flokët të butë dhe të shndritshëm. Ajo shprehet se e preferon atë në gjendje natyrale dhe jo të përpunuar, pasi të gjitha kimikatet që mund t’i shtohen, i heqin efektet në flokë.
Conway këshillon vajin e aveda-s, i cili është efektiv si për flokët e thatë dhe të shkatërruar, edhe për ata që janë shuam të drejtë. Ky lloj vaji është kura e duhur për të gjitha ato femra që përdorim shumë pjastrën, nxehtësia e së cilës shkakton dëme të shumta. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





