Transmetuar më 31-07-2014, 12:55

Tiranë, 31 korrik 2014, NOA.al – Papa Fançesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti. Disa minuta më parë është publikuar edhe axhenda e vizitës së tij një ditore në vendin tonë.

Mësohet se Ati i Shenjtë do të niset nga Roma në orën 07:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, në orën 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Pas mbërritjes në Tiranë është parashikuar një pritje zyrtare në orën 09:00 në Kryeministri dhe pas 30 minutash ceremonia e pritjes në Presidencë. Në orën 10:00 Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Në orën 13:30 Papa Françesku do të ketë një drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas do të takojë edhe krerët e besimeve të tjera në Shqipëri. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale.

Në 18:30 Papa do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë niset drejt Romës nga aeroportin “Nënë Tereza”në orën 20:00. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit