Transmetuar më 31-07-2014, 12:37

Tiranë, 31 korrik 2014, NOA.al – Kreu i Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka thënë se kjo qeverisje mashtroi për mjekësinë falas dhe gjithçka po e bën në mënyrë të strukturuar, për të shtënën në dorë vlerat monetare të këtij sistemi.

“Po kryet një megakorrupsion nga një mafie e mirëstrukturuar, për të shtirë në dorë vlerat e jashtëzakonshme monetare që qarkullojnë në këtë sistem. Jo vetëm nuk synohet ecja përpara, por futja në një kolaps e kaos e sistemit të shëndetësisë”, tha Basha në tryezën “300 ditë mjerim në shëndetësi”.

Ai tha se miliona euro e dollarë zhduken pa u ofruar asnjë shërbim apo asnjë bar. Në vijim të fjalës së tij, kreu I opozitës shprehu mendimin se mungesa e sistemit, mungesa e qartësisë së objektivave jo vetëm shkatërron sistemin, por në fakt është mjegulla perfekte për ujqërit e mafias në shëndetësi.

“Sa herë del kryeministri bashkë me ekipin e shëndetësisë ku asnjëri nuk ka përvoja në shëndetësi, 90% të kohës merret me taktikën e demonizimit të sistemit. Demonizohet mjeku, infermieri, puna e tyre por në fakt përtej demonizimit nuk ofrohet asgjë. Rreshtohen mjekët në QSUT, për orë të tëra, që i kushtojnë taksapaguesit pacientit, dhe u mbahen fjalime politike pa asnjë alternative”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Kryedemokrati tha se shëndetësia falas është një parullë propagandistike, pa asnjë bazë. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit