Transmetuar më 31-07-2014, 11:50

Gjatë shtatzënisë çdo femër duhet të konsumojë të paktën 340 gr peshk në javë. Ai shërben ndër të tjera edhe për të luftuar stresin dhe ankthin.

Frika e përmbajtjes së mërkurit, në sasi të mëdha te disa peshq, në asnjë mënyrë nuk duhet të privojë gruan shtatzënë nga konsumi i peshkut, i cili është thelbësor për formimin e qelizave të trurit të fetusit.

Konsumi i peshkut gjatë shtatzënisë është një detyrim dhe domosdoshmëri që duhet ta përmbushë çdo femër, e cila do të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Ja disa zgjedhje që mund të bëni për konsum:

1. Midhje 2. Ostrike (të gatuar!) 3. Karkaleca 4. Acuge 5. Sardele 6. Mroftë 7. Merluc, koce, levrek të egër 8. Ngjala 9. Salmon 10. Ton i freskët

Bëni kujdes që të gjitha produktet që do të konsumoni,t ë jenë të freskëta dhe të gatuara mirë, pasi në të kundërt rrezikoni helmim. /a.s/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit