
Durrës, 31 korrik 2014, NOA.al – Kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë, Asllan Patrioti, ka tentuar të vetëvritet në dhomën e paraburgimit.
Burime nga policia e Durrësit thanë për NOA.al se i ndodhur nën depresion, Patrioti ka pirë disa medikamente dhe është dërguar në urgjencën e spitalit të qytetit bregdetar.
Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të mashtrimit dhe qëndron në qelitë e paraburgimit prej datës 1 qershor të këtij viti. Patrioti është kapur nga policia pasi pajiste me dokumente të falsifikuara qytetarë të ndryshëm, kundrejt shumave 5 mijë deri në 8 mijë euro.
Kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë në Durrës nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën që rëndon mbi të./k.k/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





