Transmetuar më 31-07-2014, 11:18

Catania/Itali, 31 gusht 2014, NOA.al –Rreth 300 kilogramë marijuanë, sasi e cila vinte nga Shqipëria është bllokuar nga Guardia di Finanza në parkimin e qendrës tregtare “Porte di Catania”, në Itali.

Në pranga kanë rënë 7 persona, mes së cilëve 3 shqiptarë, një katanez, i cili drejtonte mjetin dhe 4 persona nga Bari.

Dy nga tre shqiptarët kanë tentuar të arratisen nëpërmjet një makine tip “Smart”, por janë kapur pak më pas.

Edhe 4 personat nga Bari janë arratisur, por gjithashtu janë kapur shumë shpejt nga policia.

Shqiptarët e ndaluar janë Dritan Dervishaj, 31 vjeç, Sabaudin Celaj, 46 vjeç ndërsa italianët e ndaluar janë Giuseppe Lazzoi, 30 vjeç Gianluca Galluzzo, 31 vjeç, Marco Vitasevik, 31 vjeç dhe Giuseppe Petraglia, 30 vjeç.

Mediat italiane bëjnë me dije se droga vinte nga Shqipëria dhe do të kalonte përmes Puglia-s në Sicili. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit