Transmetuar më 31-07-2014, 10:35

Vlorë, 31 korrik 2014, NOA.al – 8 persona janë shpëtuar ditën e djeshme nga Policia Kufitare, në 3 raste të ndryshme. Bëhet fjalë për rrezik mbytje, për shkak të detit të trazuar.

Burime nga policia e këtij qyteti thanë për NOA.al se rreth orës 14:15 të ditës së mërkurë një mjet sportiv tip skaf po rrezikohej të mbytej në afërsi të vendit të quajtur Shën Vasil. Njësitë Delta Forcë kanë ndërhyrë duke shpëtuar drejtuesin e mjetit lundrues, Roven Abazaj, i cili nuk ka pasur probleme me shëndetin.

Gjithashtu, dje janë shpëtuar në Dhërmi Behar Fazlliu, 20 vjeç; Rilind Idrizi, 20 vjeç; Besar Berishe, 20 vjeç dhe Shkumbin Abazi, 20 vjeç, të katërt studentë nga Kosova, të cilët ishin larguar nga bregu me një pedalin.

Ndërsa në fshatin Jal, rreth orës 15.20 janë shpëtuar dy pushues belg, të cilët kishin dalë me një mjet lundrues pa motor./a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit