Transmetuar më 31-07-2014, 09:36

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë përfaqësitë e saj diplomatike në disa shtete të botës.

Qeveria tha se mbyllja e këtyre ambasadave erdhi me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Me vendimet që shpalli Këshilli i Ministrave, janë mbyllur ambasadat në kryeqytetin e

Malajzisë, Kuala Lumpur, në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, në kryeqytetin e Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë dhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.

Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme i ka konsideruar si jo shumë të rëndësishme ambasadat në këto katër vende.

Mes ambasadave që janë mbyllur shihet edhe ajo në Bosnjë Hercegovinë. Kjo ambasadë mbyllet pak javë pasi mes ministrive të dy vendeve pati takime që synonin forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve sidomos në bashkëpunim ekonomik dhe tregtar.

Ambasada në Portugali mbyllet pak ditë pasi Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në Lisbonë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë z. Rui Machete si dhe drejtuesit më të lartë të shtetit portugez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit