Transmetuar më 30-07-2014, 21:48

Nga Prof. Dr. Sali Berisha 

Ne fundjave, Koço Kokedhima me urdher te Edvin Kristaq Rames, zhvilloi, siç njoftojne mediat, negociata per Himaren me njerin prej elementeve me antishqiptar, ish peshengritesin e njohur te lindur ne Tirane por me prejardhje nga Himara, Pirro Dhima. Qendrimet antishqiptare te Dhimes per Himaren jane identike me ato te Agimit te Arte. Ai prej vitesh eshte bere zedhenes i qarqeve zyrtare dhe jo zyrtare vorioepiriote greke, te cilat me nje politike te hapur armiqesore perpiqen me te gjitha mjetet per krijimin ne Shqiperi te zonave minoritare, aty ku ato nuk kane ekzistuar dhe nuk ekzistojne. Ne krye te listes se tyre qendron Himara, me e lakmuara e trojeve shqiptare, diamanti i tyre, e cila me historine e saj ben krenar cdo shqiptar. Kjo sepse ne te gjitha trojet shqiptare, madje ndofta as ne Europe, nuk gjen nje krahine tjeter me nje histori qendrese dhe sakrificash shekullore mbinjerezore si ajo e burrave dhe grave te Himares per te ruajtur dhe mbrojtur dinjitetin dhe identitetin, gjuhen, kulturen, ADN, dhe gjakun shqiptar.

Te gjitha perpjekjet e jashtezakonshme te Fanarit dhe me vone te vorioepirioteve dhe sherbetoreve te tyre shqiptar per greqizimin e Himares jane histori deshtimi spektakolar. Merite kjo e himarjoteve qe me luftra, kryengritje, lumenj gjaku, djerse dhe mundi e mbajten Himaren sic eshte sot, keshtjelle e shqiptarizmit.

Kapitenet himariote kane marre pjese ne te gjitha kuvendet e medha te kombit shqiptar, nga ai i Lezhes tek Lidhja e Prizerenit, etj. Himara kishte shkolla shqipe kur trevat shqiptare te tjera nuk i kishin. Kjo zone i ka dhene kombit burra dhe gra te shquar me kontribut palcor ne politike, kulture, arsim, letra, muzike, folkor, shendetesi, kinematografi, teater dhe cdo fushe. Banoret e disa prej fshatrave te Himares prej shekujsh jane bilingual, pra flasin shqip por dhe greqisht. Kjo per ata eshte nje pasuri qe duhet vleresuar dhe respektuar. Por keta banore dygjuhesh, njelloj si bashkevendasit e tyre qe nuk flasin greqisht, gezojne, kendojne, qajne dhe vajtojne shqip. Nje pjese e tyre jane filogrek, pra admirues te gjuhes, kultures etj te kombit fqinj.

Mirepo kjo nuk i ka penguar kurre ata te qendrojne te palekundur si shqiptar dhe atdhetar te flakte. Filogreqizmi i tyre nuk ka asgje te perbashket me ate te dyshes Dhima-Kokedhima, apo nipit te Spiro Kolekes, Edvin Rames, qe urdheron negociatat Kokedhima -Dhima.

Theksoj ketu se, pas renies se perdes se hekurt, autoritetet zyrtare greke nuk bene fjale kurre ne ndonje takim zyrtar per minoritet ne Himare. Ne vitet 92-96, komisioneri i OSBE per te drejtat e minoriteteve, ish ministri i jashtem i Mbreterise se Hollandes Hans Van der Shtul vizitoi 13 here Shqiperine dhe Jugun e saj per probleme te shkollimit te minoritetit grek dhe konkludoi me raportin e njohur se Shqiperia ka plotesuar kriteret e OSBE per arsimimin e minoriteteve. Ai asnjehere te vetme nuk kerkoi te vizitoje Himaren sepse ajo ne asnje dokument nuk figuronte zone minoritare. Asokohe, nje diplomat i ri i nje vendi mik vizitoi gjate qendrimit ne Shqiperi 150 here Himaren, dhe pas kesaj ambasadori i ketij vendi mik me pohoi se eshte e qarte se nuk mund te behet fjale per minoritet ne Himare. Ne kete takim une i tregova atij nje dokument te qeverise se tij te vitit 1937 qe pohonte ekzakt te njejten gje.

Por sot per Himaren, nje rrezik i vertete dhe madhor eshte mafiia shqiptare ne teresi dhe ajo e bregut ne vecanti. Kjo mafie nuk ka interesa kombetare apo njerezore. Ajo interes te pare ka gjithnje pasurimin e vete me metoda mafioze.

Keshtu ishte mafia shqiptare ne pushtet, qe per interesa krejtesisht mafioze, por mundet edhe per llogari te vorioepirioteve, shnderroi fushaten elektorale te zgjedhjeve vendore te vitit 2000 ne nje beteje midis mafies te Shqiperise dhe ultranacionalisteve greke. Per te fituar zgjedhjet ne Himare u perdor dhune policore e eger. Rezultat i ketij akti te shemtuar ishte, sipas nje diplomati te larte grek si vijon: "brenda dy javeve keta (mafia shqiptare shenim i imi) realizuan per ne (grekerit) ate qe ne nuk arritem dot ne 300 vjet". Kjo sepse pas dhunes shteterore te mafies shqiptare pati vezhgues dhe raporte te cekta dhe te ngutura qe bene fjale per dhune ndaj minoritetit, pavaresisht se ai nuk ekzistonte. Kurse përfaqësuesi kryesor i mafies shqiptare, qe orkestroi skenarin, Kokedhima, fitoi ndertimin e kullave binjake ne qender te qytetit qe kane shkaterruar Himaren.

Sot pas 14 vitesh qeveria Rama-Meta vendos ne tryeze diskutimi, me njerin prej flamurmbajteseve te vorioeprijoteve te Greqise, problemin e rikonturimit te Bashkise se Himares dhe dergojne si ndermjetes nje vorioepirjot tjeter nga bregu, Kokedhimen e tyre, duke bere fund e krye lojen e armiqve te Himares dhe Shqiperise.

Me kete rast dua ti them edhe ministrit te jashtem te Greqise, qe njoftohet se merr ne telefon Tiranen per Himaren, se ky eshte nje akt shume jo miqesor dhe i pamenduar, remineshence e klisheve politike te dyerve te vjetra te politikes greke, ndryshku i te cilave eshte problem serioz jo vetem per Greqine por dhe per rajonin.

Te kerkosh minoritet ne Himare eshte njelloj si te kerkosh eskimez ne shkretetire. Une mendoj se shqiptaret dhe greket kane te gjitha mundesite dhe meritojne plotesisht ndertimin e marredhenieve realisht miqesore, pra prej te verteti, ne interesin me te mire te te ardhmes se tyre!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit