Transmetuar më 30-07-2014, 21:24

Rrëshen, 30 Korrik 2014 NOA.al – Dy shtetas shqiptarë dhe një turk, kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme për shkak të një incidenti që ka ndodhur në mjediset e hidrocentralit të Qafë Mollës në Rrëshen, pasi tuneli i HEC-it është shembur.

Lajmi konfirmohet nga burime policore lokale, pasi atje ka mbërritur një grup hetimor. Viktimat nga Shqipëria janë identifikuar, Ndue Legisi 50 vjeç nga fshati Shebe (Mirditë) dhe bashkemoshatari i tij Pjetër Doda nga Fani i Mirditës.

Shtetasi turk që ka humbur gjithashtu jetën eshte Hasan Atef, 52 vjeç, lindur e banues në Turqi.

Një burim zyrtar i policisë lokale dha për korrespondentin e NOA.al, më shumë detaje mbi ngjarjen: “Rreth orës 20.20, në tunelin e HEC-it që po ndërtohet në  Qafë-Mollë, Rrëshen, rrethi Mirditë, në dalje të këtij tuneli në Fang, Rubik, si pasojë e një shembjeje dherash që ka ndodhur kanë mbetur të vdekur dy punëtorë shqiptarë Ndue Legisi, Pjetër Doda dhe një punëtor turk Hasan…, të cilët në atë moment ndodheshin në tunelin që po ndërtohet”.

Korrespondenti i NOA.al thotë se në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, autoambulancat, zjarrfikëset si dhe shërbime të tjera. /a.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit