
Tiranë, 30 korrik 2014, NOA.al – Një konflikt banal mes prindit dhe fëmijës ka nxitur gjakrat dhe ka bërë që i biri 25-vjeçar të rrëmbejë një mjet të mprehtë të qëllojë të atin.
Më pas, vëllai i tij, i cili ndodhej në vendngjarje, duke parë të atin të shtrirë në tokë, ka qëlluar vëllain me një gur në kokë.
Burimet e NOA.al informojnë se ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në sheshin “Karl Topia” në Tiranë. Ata thanë se si pasojë e konfliktit familjar kanë ngelur dy persona të plagosur, babai 55 vjecar dhe i biri 25 vjeç.
Babë e bir janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja erdhi pas nje grindjeje familjare per shpenzimet qe beheshin, ku babai shfaqte ankesa. /k.k/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





