Transmetuar më 30-07-2014, 15:29

New Jersy, 30 korrik 2014, NOA.al – 24 ushtarakë shqiptarë që studiuan në programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të Gardës së New Jersey, janë graduar gjatë ceremonisë së zhvilluar ditën e sotme.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

“Ju sapo keni ndezur “pishtarin olimpik” të ndryshimit dhe ju duhet të dini se pishtari duhet të rrijë i ndezur aq gjatë sa udhëtimi juaj olimpik të vazhdojë. Sfida juaj është që ta mbani flakën ndezur dhe të drejtoni ndryshimin dhe transformimin për të gjithë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, tha Bazo.

Gjatë takim me drejtorin e Shtabit të Bashkuar të Gardës së New Jersey, gjeneral brigade Grant vlerësoi partneritetin e suksesshëm midis dy Forcave të Armatosura gjatë këtyre 2 dekadave të fundit.

Gjithashtu ai ka vlerësuar maksimalisht edhe performancën e lartë të ushtarakeve shqiptarë që ndoqën programin në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të kësaj garde. “Mund t’i mësosh kandidatit për oficer gjithçka që mund të mësohet nga librat, por nuk mund t’i mësosh “kurajën dhe pasionin”. Oficerët shqiptarë i kishin ato brenda vetes”, tha Grant.

24 Kadetët, kandidatë për oficerë të grupit “Black Eagle 001” janë përzgjedhur nga strukturat e Forcave të Armatosura dhe kanë zhvilluar një program të veçantë stërvitor, ndërsa për 13 javë rresht u përgatiten në Qendrën e Trajnimit të Gardës Kombëtare të New Jersey, SHBA. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit