Transmetuar më 30-07-2014, 12:45

Dy në tre meshkuj nuk janë të aftë të kuptojnë se cilat janë rastet kur femrat me të cilët ata shkojnë në shtrat, shtiren se kalojnë orgazmë. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga sajti i takimeve jashtëmartesore “AshleyMadison”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Orgazmës, e cila është nesër, më 31 korrik.

Mes të tjerash, sipas sondazhit, i cili është zhvilluar mbi 41.967 përdoruesish, 72% e femrave arrijnë në kulmin e kënaqësisë seksuale me dashnorin dhe jo me bashkëshortët apo partnerët e tyre.

“Jeta seksuale e shumë çifteve nis mirë, por fillon të venitet pas muajit të mjaltit. Ata ftohen me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit. Shpesh, dy persona rrinë në praninë e bashkëshortit/es, pa pasur asnjë raport seksual. Edhe në rastet kur tentojnë të arrijnë kënaqësinë, nuk ia dalin për shkak të stresit të shkaktuar në pjesën më të madhe nga problemet e përditshme me natyrë ekonomike apo nga fëmijët.

Raportet jashtëmartesore, në të kundërt, janë nxitës të eksitimit, pasionit dhe fantazisë, duke bërë që të shmanget stresi i përditshëm”, thotë Noel Biderman, Ceo dhe themelues i sajtit AshleyMadison.com./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit