
Vlorë, 30 korrik 2014, NOA.al – Dy persona kanë tentuar të vjedhin një kazino në qytetin e Vlorës, në zonën e Skelës.
Burime nga policia thanë për NOA.al se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:00, ku dy personat e maskuar dhe të armatosur me armë zjarri tip automatik kallashnikov kanë tentuar të kryenin vjedhje.
Sipas bluve të këtij qytetin, gjatë momentit të grabitjes, një prej autorëve ka hasur në rezistencën e një personi që ndodhej brenda në kazino dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme të patrullës së policisë që ndodhej në zonë, është bërë kapja dhe arrestimi ne flagrancë i Ergys Vasili.
Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe pasi ka identifikuar dhe shpallja në kërkim bashkëpunëtorin tjetër, është duke punuar për kapjen e tij. Janë duke u kryer kontrolle dhe veprime të tjera hetimore. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





