Transmetuar më 30-07-2014, 11:17

Beyonce dhe Jay Z janë një nga çiftet më të famshëm qe gjithmonë janë përpjekur ta mbajnë sekret jetën e tyre private, por duket që së fundmi jeta e tyre po zë faqet e para të shtypit rozë.

Nëse ju kujtohet sherri midis Jay Z dhe Solange në ashensor në 5 maj, arsyeja e vërtet e sherri paska qenë Rihanna. Sipas thashethemeve Jay Z kishte planifikuar një takim natën vonë me Rihanna, gjë që e ka bërë Beyonce të përlotet.

Në videon që bëri xhiron e botës, Solange thotë: "E teprove, ti po gabon me Rihanna-ën". Mendohet që Rihanna është arsyeja pse Jay Z dhe Beyonce do të divorcohen.

Sipas thashethemeve, e vetmja kohë që Jay Z dhe Beyonce janë bashkë, është koha kur performojnë në skenë. Sipas shkrimit të The NY Post, nuk diskutohet fakti që ata do të ndahen, por pyetja që shtrohet është si dhe kur. /a.s/noa.al   

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit