Transmetuar më 30-07-2014, 11:07

Lezhë, 30 korrik 2014, NOA.al – 100 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar gjatë ditës së djeshme në Milot.
Burimet nga policia thanë për NOA.al se bima narkotike ka qenë e kultivuar në vendin e quajtur “Gernac” në kufi me fshatin Vinjollë, komuna Milot.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





