Transmetuar më 30-07-2014, 10:08

Tiranë, 30 korrik 2014, NOA.al – Ka nisur procedimi penal ndaj 8 personave, të cilët janë kapur duke vjedhur energjinë elektrike në banesat e tyre.

Burime nga policia e Tiranës konfirmojnë për NOA.al se personat që janë kapur në shkelje të ligjit, janë të gjithë me banim në Kodër Kamëz, në kryeqytet. Procedimi penal ndaj tyre ka nisur ditën e djeshme.

Të akuzuarit për vjedhjen e energjisë elektrike janë:  Përparim.Sh, 42 vjeç, lindur në Dibër; Rexhep.M, 54 vjeç, lindur në Shupal; Preng.K, 62 vjeç, lindur në Mirditë; Algert.B, 18 vjeç, lindur në Kukës; Saimir.H, 36 vjec, lindur në Kodër Kamëz; Luan.T,  44 vjeç, lindur në Krujë; Fatmir.K, 37 vjeç, lindur në Fier dhe Alfred.O, 38 vjeç, lindur në Fier./a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit