
Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Parlament, miratoi sot dokumentin strategjik të sigurisë kombëtare, projektligji “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.
I ftuar ishte Zv.Ministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj, i cili paraqiti para deputetëve projektligjin para deputetëve.
Relatori Pirro Lutaj ftoi kolegët që ta miratonin draftin. Anëtarët e komisionit kanë diskutuar gjatë para se të votonin pro këtij projektligji.
Gjatë punimeve u vendos që të mos shkrihej Garda e Republikës ashtu siç përflitej prej kohësh, por të ndryshojë emrin në Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve.
Ndërkohë, Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi edhe projektligjin “Për Policinë e Shtetit”. Drafti u shqyrtua dhe më pas u miratua edhe nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





