Transmetuar më 29-07-2014, 18:26

Pas dy vrimave vigane në ujdhesën Jamall të qarkut Tazofski, raportohet edhe për një krater tjetër në veriun e skajshëm të Rusisë, në siujdhesën Tajmir.

Edhe vrimën e tretë e kanë zbuluar gjuetarët e irvasëve në fshatin Nosik, të cilët përpak kishin rënë në të, meqë nuk e kishin vënë re si pasojë e borës së madhe.

Vrima ka trajtë përsosmërisht të rrumbullakët, që e dallon nga të tjerat të zbuluara më parë.

Pavarësisht se ka diametër më të vogël (rreth katër metra), është e thellë 60 deri 100 metra.

Tashmë atje kanë mbërri ekspertët, por ata nuk kanë mundur të përcaktojnë arsyet e saj, ndryshe nga dy vrimat e para për të cilat kishin deklaruar se ishin krijuar pas shpërthimit të gazit nga toka.

“Nuk duket se e ka bërë dora e njeriut, por as se është fenomen natyror. Është me formë tepër të përsosur”, transmeton fjalët e njërit nga ekspertët, "Times Siberian".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit